Hoti publikon projektrezolutën për dialog e cila nuk u votua sot

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar projektrezolutën për dialogun me Serbinë të propozuar nga opozita, e cila nuk u votua sot në Kuvendin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Hoti tha se rezoluta nuk është përkrahur nga mazhoranca.

“Kjo është rezoluta për dialogun e propozuar nga opozita, e cila sot nuk u votua nga mazhoranca”, ka shkruar ai.

Ndërsa, ka pyetur Qeverinë Kurti se nëse dialogu nuk duhet të përfundojë me njohje reciproke mes dy vendeve, “atëherë për çfarë dialogohet?”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme