Hoti: Reagimi qytetar i domosdoshëm për të treguar se populli i Kosovës mbetet fuqishëm i rreshtuar krah aleancës me SHBA-në

Prishtinë | 23 Qer 2026 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar përsëri rreth çështjes së projektit të gazit amerikan, duke thënë se kjo e fundit është çështje shumë më e madhe dhe më serioze sesa që po paraqitet sot.

Përmes, një postimi në profilin e tij ën rrjetin social Facebook, Hoti ka shkruar se në një kohë kur Qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion.

“Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu. Ky është moment për zërin e qytetarëve”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë dhe miq,

Çështja e projektit të gazit është shumë më e madhe dhe më serioze sesa po paraqitet sot. Kjo nuk është vetëm një çështje infrastrukture apo energjie është një provë e qartë për orientimin strategjik të Kosovës dhe për raportin tonë me aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një kohë kur qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion. Reagimi qytetar është i domosdoshëm për të treguar se populli i Kosovës mbetet fuqishëm i rreshtuar krah aleancës me SHBA-në dhe vlerave euroatlantike.

Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu. Ky është moment për zërin e qytetarëve.

🇽🇰 🇺🇸

Të ngjashme