Hoti reagon pas shtrenjtimit të rrymës: Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti

Prishtinë | 30 Mar 2023 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas shtrenjtimit të rrymës për 15 përqind.

Duke përmendur edhe rritjen e tatimit në pronë, Hoti ka ironizuar duke thënë se me rëndësi është që Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, po i tepron buxheti.

“Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti. Është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit. Ka harruar se suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka vendosur në mbledhjen e sotme që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 përqind.

Të ngjashme