Hoti: Serbia kthehet në vendin e parë prej nga Kosova importon mallra

Prishtinë | 07 Qer 2022 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se Serbia, nën qeverisjen Kurti, është kthyer si vendi i parë në rajon prej nga Kosova importon mallra.

Në kohën e tij, e para ishte Shqipëria.

Deputeti i LDK-së, në postim në faqen e tij në Facebook, ka kujtuar se dikur Vetëvendosje i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia.

“Një herë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet”, ka thënë, duke kritikuar kryeministrin Kurti se i ka shkelur premtimet.

POSTIMI I PLOTË:

Më 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, ndërsa Serbia e treta.

Në vitin 2021, trendi ndryshon. Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%.

Një herë e një kohë, disa i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia. Një herë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet.

Të ngjashme