Sipas Hotit, këto shtesa janë dukshëm më të ulëta sesa ato që kanë qenë më parë.
“Shtesat për zyrtarët e policisë, të propozuara nga Kurti pas 10 muajve vonesë, janë dukshëm më të ulëta krahasuar me shtesat e mëparshme”, ka thënë Hoti
“Kjo vonesë dhe ulja e tyre përbëjnë nëpërkëmbje të përkushtimit të të gjithë burrave dhe grave në Policinë e Kosovës që janë në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë kombëtare në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.