Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullha Hoti, ka vizituar një biznes në Rahovec, prej ku ka adresuar mesazhin se bizneset janë shtyllë kryesore e ekonomisë vendore, raporton Ekonomia Online.
Hoti ka thënë se shteti duhet të jetë krah bizneseve për t’u lehtësuar aktivitetin e jo t’i luftoj ato.
Ai ka shkruar se më 9 shkurt do ta rrëzohet mentaliteti aktual qeverisës, i cili, sipas tij, nuk ka ndërmarrë asnjë reformë fiskale.
“Bashkë me kryetarin e degës në Rahovec Burim Krasniqi dhe kandidatin për deputet Enis M. Durguti vizituam kompaninë “Rama”, e cila ka në pronësi sallonin e mobilieve dhe perdeve, si dhe njëkohësisht merret me prodhimin, përpunimin dhe riciklimin e sfungjerit. Bizneset janë shtyllë kryesore e ekonomisë vendore dhe shteti duhet të jetë krah tyre për t’u lehtësuar aktivitetin e jo t’i luftoj ato. Me 9 shkurt do ta rrëzojmë këtë mentalitet qeverisës që për 4 vite nuk ka ndërmarrë asnjë reformë fiskale që do ta lehtësonte barrën që kanë bizneset”, ka shkruar Hoti.