Kryeministri i Kosovës ,Avdullah Hoti, ka mohuar raportimet në media se ai përkrahë Mini-Shengenin -Ballkanik, raporton Ekonomia Online.
Ai gjatë vizitës në Gjilan në një deklarim për media ka thënë se deklarata e tij është keq interpretuar dhe se në takim është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.
“Jo jo nuk ishte deklaratë e qartë ajo. Kemi biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon, pra deklarata ka qenë shumë e qartë. S’ka Mini-Shengen-Ballkanik , ka integrime evropiane sa më mirë në nivel të regjionit. Duhet ta intensifikojmë bashkëpunimin ekonomike në të mirë të qytetarëve të mbarë regjionit”, tha Hoti.