Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur skandaloze sjelljen e Presidentit Hashim Thaçi para deputetëve në Komision Hetimor Parlamentar të rastit e deportimit të gjashtë shtetasve turq në vitin e kaluar.
“Fyerjet e tij ndaj deputetëve, por edhe të deputetëve te PDK-se ndaj deputetëve të LDK-së, kanë treguar edhe më qartë për nevojën e madhe që ka Kosova për t’u liruar nga kjo kastë qeverisëse”, ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Presidenti Hashim Thaçi sot ka shkuar për të raportuar në këtë komision për rastin e “gylenistëve”, por që debati aty ka degraduar dhe edhe pas katër orësh në komision Thaçi nuk ka dhënë një përgjigje.