Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, është takuar me Ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, raporton Ekonomia Online.
Përmes një komunikate për medie, bëhet e ditur se me ta ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Kryeministri Hoti u shpreh i vendosur për të fuqizuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe tregoi gatishmërinë e tij për të punuar së bashku në këtë drejtim me qeveritë e vendeve anëtare të QUINT-it”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.