Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka takuar dy të rinj që përfaqësojnë Luginën e Preshevës.
Almin Shaqiri, këshilltar në Kuvendin Komunal të Preshevës dhe Altin Borici, Shef i Zyrës për të Rinj në Komunën e Preshevës iu kanë adresuar Rexhep Hotit me disa kërkesa të cilat ky i fundit i konsideron shumë konkrete dhe legjitime.
“Ndër kërkesat më urgjente që kanë të rinjtë nga Lugina janë: Rritja e kuotave për pranim të studentëve në universitetet publike në Kosovë, pranimi i më shumë studentëve në konvikt si dhe për mbështetje më të madhe nga institucionet e Republikës së Kosovës për rininë”.
“U premtova se do të angazhohem maksimalisht që t’i përmbush kërkesat e tyre dhe se nëpërmjet Programit Nacional për Rini do ta bëjmë Luginën e Preshevës një vend edhe më të dashur për të rinjtë”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Koordinatorit Hoti në Facebook.