Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se taksa e vendosur prej 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja është bërë strehë plaçke për Qeverinë e Kosovës.
Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për media, duke shtuar se në këtë gjendje edhe institucionet publike janë bërë strehë e militantëve partiakë, transmeton Klan Kosova.
“Janë mbi tetë milionë euro nga buxheti që janë ndarë në mënyrë të jashtëligjshme dhe Kryeministri Haradinaj duhet të jap përgjegjësi për këtë”.
“Edhe ky keqpërdorim do të shqyrtohet në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet të martën në Kuvend”.
“Në anën e tjetër institucionet publike janë bërë strehë e militantëve partiakë”.
“Për të gjitha këto dështime duhet të marr përgjegjësi shefi i PDK-së, Kadri Veseli, pasi që ai është edhe shef i PAN-it”.
“Zgjedhjet e reja janë mënyra e vetme për të dalë nga ky ngërç politik”.