Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të ofrojë mbështetje për institucionit që do të monitorojnë procesin e testimit në laboratorët privat.
Ai ka thënë se kjo do të bëhet për të evituar devijimin me çmime për testimet që bëjnë qytetarët në këta laboratorët privat
Postimi i plotë i tij:
Autoritetet e Republikës së Kosovës do ta monitorojnë sjelljen e institucioneve shëndetësore të licencuara për testime për SARS-CoV-2, në mënyrë që të evitohet çfarëdo devijimi me çmimet për këtë shërbim.
Kjo është konfirmuar edhe dje në takimin që Ministri i Shëndetësisë ka zhvilluar me Kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Qeveria do të ofrojë mbështetje për institucionet që e monitorojnë këtë proces.