Avdullah Hoti, kryetar i Grupit parlamentar të LDK-së, tha se ky vendim është konflikt i hapur interesi. Ai e cilësoi vendimin e Haradinajt, si të pamatur dhe që është në kundërshtim me ligjet në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
“Grupi parlamentar i LDK-së ka thirrur interpelancë për rritjen e pagës së kryeministrit sepse kjo është në kundërshtim me ligjet në Kosovë. Ky është konflikt i hapur interesi. Vendimi është i pamatur. Meqenëse paga e kryeministrit është dyfishur kjo dërgon një buxhet 20 milionë euro që s’është paraparë për këtë vit, vendim i kundërligjshëm i kabinetit qeveritar”, tha Hoti.