Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje mërgatës që ta votojnë LDK-në, pasi siç thotë ai kjo parti është zgjidhja e vetme për Kosovën, raporton Ekonomia Online.
“Pavarësia e Kosoës e ka vendosur lirinë e popullit tonë, këtë rrugëtim të gjatë e bëmë me partnerët tanë. Mërgatë e dashur tani edhe aplikim për votim ka përfunduar, andaj ju bëjë thirrje që të bëni kontriboutin tuaj përmes votës, përmes së cilës ju bëni lidhjen me atdheun. Zgjedhjet do të mbahen, por na pret një proces i vështirë përpara në zgjedhjen e Qeverisë dhe Presidentit të vendit. Prandaj ju bëjë thirrje ta votoni LDK-në dhe përfaqësuesit e juaj. LDK është e përgatitur për fitore. Shteti, shtet është primar për LDK-në”, u shpreh ai.
Në fund Hoti tha se LDK-ja është zgjidhje e vetme për demokraci e për shtet.