Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me keqardhje e ka pranuar lajmin për dorëheqjen e kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Hoti i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Shinzo Abe.
“Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, uroj dhe lutem për shëndetin e kryeministrit Shinzo Abe, duke i dëshiruar shërim të shpejtë. Kontributi i tij gjatë qeverisjes mbetet i jashtëzakonshëm, i pranuar globalisht, për të mirën e Japonisë dhe përtej saj, deri te mbështetja e vazhdueshme dhe e pa rezervë ndaj shtetit tonë, Kosovës”, ka thënë Hoti në një shkrim në Facebook.
Kryeministri Hoti ka thënë se “Japonia mbetet vend mik i Kosovës, kurse kryeministri Shinzo Abe është dhe do të mbetet përherë mik i çdo qytetari të Kosovës”.