Hoti uron deputetët para seancës konstituive: Ta lexojnë mirë betimin dhe ta kuptojnë përgjegjësinë

Prishtinë | 06 Gus 2026 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i zgjedhur, nga Lëvizja Vetëvendosje Andin Hoti, para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, uroi të gjithë deputetët, me theks të veçantë ata që për herë të parë kanë fituar mandatin parlamentar.

Ai bëri thirrje që deputetët ta marrin me seriozitet betimin dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga mandati i tyre, raporton Ekonomia Online.

“Me këtë rast uroj të gjithë deputetët, sidomos ata që për herë të parë janë pozicionuar deputetë. Uroj që secili prej deputetëve ta lexojë mirë betimin që kanë me dhënë dhe me e kuptuar që do të marrin përgjegjësi pastaj edhe për formimin e institucioneve, siç është qeveria dhe presidenti i Kosovës”, deklaroi Hoti.

I pyetur nga gazetarët nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, Hoti tha se nuk kishte informacion.

“Këtë nuk e di. Nuk e di, për besë nuk e di, jo”, u shpreh ai.

Të ngjashme