Hoti uron fëmijët për festën e 1 qershorit

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Kulturë Rini dhe Sport Rexhep Hoti përmes një komunikate ka uruar fëmijët me rastin e 1 qershorit.

Hoti në një dedikim kushtuar fëmijëve ka thënë se  fëmijët  i japin kuptim njerëzimit qoftë si qëllim, qoftë si besim apo e ardhme.

Shkrimi i plotë:

1 qershori shënohet zyrtarisht si ditë e juaja. Në të vërtetë çdo ditë është e juaja dhe posaçërisht e juaja! Rrituni me dashuri familjare, me dashuri për vendin, me etje të vazhdueshme për dituri. Ju i jepni kuptim njerëzimit qoftë si qëllim, qoftë si besim apo e ardhme. Kjo ditë zyrtare duhet të shërbejë ekskluzivisht për reflektim të brezit që është përgjegjës për ju.

Ndoshta kështu do të mund të prezantohej më lehtë një formulim politik për “Ditën e Fëmijëve”. Ju i jepni kuptim kohës dhe hapësirës për njerëzit e rritur në radhë të parë. Në emër të 1 qershorit, urime 365 ditët e vitit.

Ndryshe nga vitet tjera, këtë vit me Programin Nacional për Rininë, fëmijëve u kemi mundësuar që përmes garës në fusha të ndryshme të shprehin aftësitë e tyre. Viteve në vijim ky program do të pasurohet edhe më shumë dhe qershorët e ardhshëm do të kenë më shumë hare e gëzime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme