Hoti uron festat e fundvitit

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka uruar qytetarët në ndërrimin e moteve.

Urimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Viti 2018 ka qenë viti i projektit të madh nacional për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës pa dallim. Viti 2019 është vit ekskluzivisht i nxënësve dhe studentëve, ndërkaq. Menjëherë pas ndërrimit të moteve do të fillojë edhe implementimi i Programit Nacional për garën në dituri, në kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në sport.

Institucionalizimi i garës në të gjitha shkollat dhe universitetet e Kosovës është dhurata më e mirë e mundshme. Të gjitha garat, në të gjitha nivelet do të kenë edhe shpërblimet për vendet e para.

Andaj, shfrytëzoj rastin që në këtë ndërrim motesh të ju uroj shëndet, begati e suksese si dhe një vit të mbarë.

Gëzuar festat e fundvitit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme