Të dashur nxënës,
Uroj që dita juaj e parë në ambientin shkollor të ju gjejë të lumtur dhe të motivuar për punë e sukses.
Urime të veçanta për të gjithë nxënësit e klasave të para që për herë të parë ulen në bankat shkollore dhe kështu fillojnë një proces të përgatitjes dhe fitimit të njohurive që në një etapë të mëvonshme do të japin kontributin e tyre për shoqërinë.
Duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë që kanë në edukimin e gjeneratave dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor, shprehim mirënjohje të lartë për personelin arsimor të Republikës së Kosovës.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vazhdojë më zbatimin e Programit Nacional Për Rininë, edhe këtë vit shkollor për t’u dhënë hapësirën e munguar të rinjve tanë.
Ju priftë e mbara!