Avdullah Hoti, mëngjesin e së premtes e ka nisur me vizitë në kopshtin e fëmijëve “Bardha Akademi”, ku tha se synimi i tij si kandidat për kryeministër është rritja e pjesëmarrjes në arsimin parashkollor, raporton Ekonomia Online.
Fillimisht ai është njoftuar me punë dhe kushtet që ofrohen aty. Pas takimit me udhëheqës të kësaj çerdhe, ai do të deklarohet për medie.
Kandidati i LDK-së, Hoti tha se në përgjithësi çerdhet i kanë plotësuar standardet.
“Vizituam një kopsht privat me standarde më të larta evropiane, u ndjeva shumë mirë dhe patëm biseda konstruktive. Ne u kemi dhënë një mbështetje prej fondit për rimëkëmbje. Planet tona për të ardhmen të rrisim dukshëm pjesëmarrjen në arsimin parashkollore. Plotë çerdhe i kanë plotësuar standardet dhe i kanë tej kaluar ato. Prandaj do t’i financojmë masivisht për kokë të fëmijëve”, u shpreh Hoti.
Ndërsa, drejtoresha Gëzime Qollaku tha se kanë marrë premtime konstruktive nga Hoti dhe se shpresojnë se Qeveria do të vazhdojë përkrahjen ndaj tyre.