Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se zgjidhja dalëse nga situata politike, lidhur me çështjen e Presidentit është Kushtetuta e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se janë dy rrugë, dakordim për zgjedhjen e të parit të vendit ose shkuarjen në zgjedhje.
“Strategjia për dal nga kjo situatë është Kushtetuta e vendit, janë dy rrugë, ka koncensues për zgjedhjen e Presidentit mirë, nëse jo shkojmë në zgjedhje”, tha Hoti gjatë një konference për medie, pas takimit me përfaqësues të bizneseve.
Hoti u ka bërë thirrje, partive politike që të ulën dhe të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhje.
I pyetur nëse LDK-ja do ia kthejë votën PDK-së, për çështjen e Presidentit, pasi PDK-ja e votoi Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, tha se nuk ka pasur asnjë kushtëzim me votë për këtë.
Hoti tha se janë pranuar disa amendamente të propozuara në PDK-ja dhe asgjë më shumë.