Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Hovenier ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se ambasada amerikane është thellësisht e shqetësuar për sulmin me armë zjarri ndaj autoriteteve sovrane të Kosovës, përcjell Demokracia.com.
“Ambasada e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna me armë zjarri dhe hedhje gurë ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës afër Zubin Potokut. Këto sulme ndodhën kur autoritetet sovrane përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë po kryenin detyrat e tyre zyrtare”, ka shkruar ai.
Hovenier me tej ka shkuar se e dënojnë dhunën ndaj policisë së Kosovës dhe ka tërhequr vërejtjen kundër spekulimeve për ngritjen e tensioneve.
“Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të papranueshme, të pajustifikueshme. Zyrtarët e zbatimit të ligjit janë përgjegjës për hetimin e situatës. Ne tërheqim vërejtjen kundër spekulimeve që do të rrisin tensionet dhe do të dënojmë çdo përpjekje për të penguar këtë punë thelbësore”, ka shkruar Hovenier.
1/2: The U.S. Embassy is deeply concerned by reports of gun shots fired & rocks thrown at Kosovan law enforcement officials near Zubin Potok. These attacks occurred as the sovereign authorities responsible for maintaining peace & security were carrying out their official duties.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 15, 2022
Për tri ditë rresht (13-15 prill), oficerët e Policisë së Kosovës janë sulmuar në pikëkalimin kufitar me Serbinë. Dje dhe sot në mëngjes breshëri plumbash dhe një granatë dorë është hedhur në drejtim të policisë. Policia e Kosovës thotë se kanë identifikuar se sulmet e djeshme vijnë nga Serbia.
Për t’i kryer këto sulme u përdorën iriqë metalikë, automatikët AK-47, granatat e dorës, e armë të tjera.