Hovenier: Do ta ndihmojmë Kosovën të mbrohet nga sulmet kibernetike dhe informatat e rrejshme

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 14:45 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Amerika është e përkushtuar që ta ndihmoj Kosovën në përmirësimin e integritetit të informatës e duke mbrojtur kundër sulmeve shkatërruese kibernetike, raporton Ekonomia Online.

Ai këto deklarata i bëri në konferencën për Integritetin e Informacionit “DISICON”, edicioni i 7-të, ku ka shtuar se Inteligjenca Artificiale mund të përdoret edhe në proceset demokratike duke përmirësuar proceset e votimit.

“Ne udhëheqësit duhet të sigurohemi që sistemet demokratike të përfitojnë nga informatat e sakta dhe të përgjegjshme. Të sigurojmë që njerëzit që mbjellin mos besim të mos ja dalin. Inteligjenca Artificiale mund të na mbështetës proceset demokratike duke na ndihmuar që të përmirësojmë procesin e regjistrimit të votuesve. Për të thjeshtësuar numrin e votimeve, për të zbuluar, luftuar dhe  keq informimin. Shpresoj që ju do të na mundësoni që ti përdorim më mirë këto mjete më mirë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se duhet që të kihet kujdes në përdorimin e këtyre teknologjive sepse ato mund të keq përdoren nga keqpërdoruesit.

Ai ka shtuar se ShBA është e përkushtuar që të mbështes shoqëritë civile, e po ashtu edhe mediat e pavarura në mënyrë që t’i zhvillojnë modele të reja të financimit që të vazhdojnë të ofrojnë informata të sakta qytetarëve edhe në të ardhmen.

Ai ka shtuar se së fundi kanë nënshkruar me Qeverinë e Kosovës dy marrëveshje bilaterale të mirëkuptimit për të rritur bashkëpunimin mes qeverive për luftimin e manipulimit të informatave nga jashtë.

“Dua të ju siguroj që SHBA është duke i kushtuar kësaj çështje vëmendje. Duhet të identifikojmë problemet. Ky është një hap i rëndësishëm që të dalim nga analiza në veprime për të adresuar problemet. Mbështetja jonë është pjesë e përpjekjeve më të gjera për të ndihmuar shoqëritë demokratike në Kosovë duke përmirësuar integritetin e informatës, duke mbrojtur kundër sulmeve shkatërruese kibernetike. Duam të punojmë me media, me shoqërinë civile. Dëshirojmë që t’i mbështesim mediat e pavarura për të zhvilluar modele të reja të financimit që të vazhdojnë që të ofrojnë informata të sakta qytetarëve edhe në të ardhmen”.

“Sapo kemi ndihmuar në themelimin e agjencisë së parë të Kosovës për siguri kibernetike. Kohëve të fundit kemi bërë dy marrëveshje bilaterale të mirëkuptimit mese nesh edhe qeverisë për të rritur bashkëpunimin mesë qeverive për luftimin e manipulimit të informatave nga jashtë”, ka thënë ai.

Ndërsa, ambasadori i BE-së, Tomasz Szunyog, ka thënë se bota demokratike është në një rrezik që nuk ka qenë më herët nga shpërndarja e dezinformatave.

Ai ka thënë se dezinformatat përbëjnë një sfide të sigurisë duke krijuar rrezik për demokracinë dhe përpjekjet demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku sipas tij, ndikimi kalon përtej shteteve veç e veç duke ndikuar në sigurinë kolektive dhe në rendin ndërkombëtar.

Ai ka theksuar se dezinformacionet dobësojnë institucionet demokratike, zvogëlojnë besimin e qytetarëve në qeveri, në institucionet, në shtetin dhe në media.

“Bota demokratike është në rrezik që nuk është parë moti. Dizinfomacioni përbën një sfide të sigurisë duke përberë rrezik për demokracinë dhe përpjekjet demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor ndikimi i të cilit kalon përtej shteteve veç e veç duke ndikuar në sigurinë tonë kolektive dhe në rendin ndërkombëtar. Desinformacioni dobëson institucionet demokratike dhe zvogëlon besimin e qytetarëve në qeveri, në institucionet, në shtetin dhe në mediat. Dezinformacioni ndikon edhe në opinionin publik”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se tani edhe proceset zgjedhore janë në rrezik nga dezinformatat.

Ai ka theksuar se BE ka ndërmarr masa për të luftuar dezinformacionet dhe se projekte e tyre përqendrohen në edukimin e mediave, lirin e mediave, mbështetjen e gazetarisë hulumtues, si dhe trajnimin e gazetarëve.

“Sapo kemi qenë dëshmitarë të zgjedhjeve të suksesshme të Parlamentit Evropian, mirëpo gjatë muajve të mëparshme po ashtu kemi identifikuar disa raste ku dezinfoamcioni filloj të përhapje në vendet e ndryshme. Përhapja e lajmeve, përmbajtje vinte nga mediat që kontrolloheshin nga shteti rus për të shënjestuar audiencën evropiane”,

“Viti 2024 është vit ku instrumente e Inteligjencës Artificiale do të vijnë në dispozicion të të gjitha ata që kanë ekses në internet. Andaj ekziston një rrezik me i madhe që ndikimi në zgjedhje do të jetë më i madh se në të kaluarën. Platformat online dhe mungesa e mbikëqyrjes së tyre krijojnë ndjenje e pandëshkueshmërisë. Ky ndikim mund të ndikoj në rendin botërore. Jemi këtu për të shkëmbyer përvoja se si ti ruajmë zgjedhjet demokratike. Komision Evropian ka thënë se dezinfomacioni  polarizon shoqëritë demokratike duke thelluar tensione, duke minuar shtyllat demokratike siç janë sistemet zgjedhore. BE ka ndërmarr masa për të luftuar dezinformacioni siç është krijimi i grupeve krijuese për strategji të komunikimit si dhe krijimi i sistemit të alarmimit. Projekte tona përqendrohen në edukimin e mediave, lirin e mediave, dhe mbështet gazetarinë humutuse, si dhe trajnimin e gazetarëve”, ka thënë ai.

Të ngjashme