Ambasadori në largim i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, deklaroi se ka qenë nder i karrierës së tij të shërbejë si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës dhe të kontribuojë në përpjekjet e përbashkëta për të avancuar një Kosovë sovrane, të pavarur, multietnike, demokratike dhe të begatë.
Kështu deklaroi ai në një video të postuar në platformën X, duke theksuar se mezi pret të shohë se çfarë do të arrijë populli i Kosovës në vitin 2025 dhe më tej, dhe se e di që do të jetë e mahnitshme.
Më tej, në adresimin e tij në X, ai shprehet se ishte një vit i të arriturave të rëndësishme për Kosovën.
“Së bashku kemi forcuar partneritetin e qëndrueshëm mes popullit të ShBA-së dhe popullit të Kosovës”, thotë Hovenier, duke përmendur disa prej të arriturave.
Ai po ashtu shtoi se do ta kujtojë gjithmonë kremtimin e 4 korrikut të këtij viti në Ambasadën e ShBA-së, ku siç tha, “të gjithë ne refuzuam të lejonim shiun e rrëmbyeshëm të pamundësonte të festonim dhe të kërcenim së bashku”.
“Dhjetori shënon përfundimin e shërbimit tim si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës. Ju falënderoj të gjithë ju, popullin e Kosovës për miqësinë dhe mikpritjen. Jam krenar për atë që kemi arritur së bashku”.
“E lë këtë detyre duke e ditur se e ardhmja e Kosovës është e ndritshme dhe mundësitë e saj janë të pafundme”, tha ambasadori Hovenier.
It has been the honor of my career to serve as the United States Ambassador to the Republic of Kosovo and contribute to our shared effort to advance a sovereign, independent, multiethnic, democratic, and prosperous Kosovo. I look forward to seeing what you, the people of Kosovo,… pic.twitter.com/BQR2k6l4My
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 27, 2024