Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa t’i zbatojnë obligimet e dala nga dialogu i Brukselit, raporton Ekonomia Online.
Ambasadori amerikan ka deklaruar se e mbështesin Kosovën në aspiratat e saja për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe NATO.
Ambasadori amerikan theksoi se nevojën edhe respektimit të të drejtave të minoriteteve në Kosovë.
“Ky event është një kujtim që pavarësia në botë dhe shoqëria civile, luan, duhet të luajë dhe mund të luajë një rol të përparuar demokratik. Unë takohem herë pas here me njerëz të shoqërisë civile dhe ata thonë nuk mund të bëjë asgjë jam thjesht një anëtar i shoqërisë civile, nuk mund të ndikojë në ndryshim, ne i shkruajmë letrat, ne bëjmë gjëra. Shoqëria civile ndryshon botën”, ka thënë Hovenier në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci.
Ai shtoi se kjo ngjarje bënë përpjekje për të nxitur fqinjësinë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin.
“Është dashur, duhet dhe do të duhet dhe kjo mbledhje është një mundësi tjetër për shoqërinë civile të Kosovës, të bëhen bashkë të ndihmojnë në ndryshimin rrethanat e vështira për të bërë një jetë më të mirë për qytetarët e këtij vendi pa dallim etnie. Mendoj se janë gjëra tepër të vlefshme, tepër të fuqishme dhe ne ju përgëzojmë dhe jemi krenarë që jemi këtu duke sponsorizuar këto ngjarje në mënyrë që këto përpjekje për të nxitur fqinjësinë marrëdhëniet për të nxitur bashkëpunimin ekonomik për të dëgjuar për të siguruar që zërat që nuk dëgjohen ose dëgjohen gjithmonë dhe merren seriozisht dhe faktorët në atë që ndodh janë jashtëzakonisht të rëndësishme”, ka thënë Hovenier.
Ai theksoi se pret nga Serbia të merret më seriozisht dialogun.
“Ne presim që të dyja qeveritë të veprojnë në përputhje të plotë me të gjitha detyrimet që i kanë marrë në dialog. Presim që ata ta marrin seriozisht dialogun”, ka thënë Hovenieri.
“Një nga gjërat që më duket befasuese në bisedat e mia të ndryshme, apo aktorë të ndryshëm këtu në Kosovë, a është ky supozim i padeklaruar se ka një rrugë tjetër përveç dialogut? A është ky sugjerim që nëse amerikanët apo gjermanët ose zgjedhin njerëzit tuaj të preferuar, t’i kërcasim gishtat, të tundim një shkop magjik, këto probleme nuk do të ekzistonin më në Kosovë, dhe ajo do të bëhej menjëherë anëtare e plotë e NATO-s dhe anëtare e plotë e BE-së dhe të gjithë të tjerëve. E keni dëgjuar. Bota nuk funksionon kështu”.
“Duhet të jem i qartë në lidhje me këtë gjë. Nëse do të varej vetëm nga Shtetet e Bashkuara, nëse do të varej vetëm nga Shtetet e Bashkuara, nëse ne do të ishim një regjim perandorak dhe të gjitha vendet do të na përkuleshin dhe ta bënin pikërisht atë që e kemi udhëzuar, e që nuk qëndron kështu, nëse e shihni anembanë globit, ne ende besoj që ushtrojmë ndikim të rëndësishëm në mbarë planetin, por nuk jemi të vetëm”.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga Qeveria që të bëjë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ambasadori Rohde tha se ky veprim është thelbësor për integrimin e serbëve në institucionet kosovare.
“Unë jam këtu që 4 vite dhe kam parë ulje ngritjet e Kosovës. Dukë shikuar raportin Kosovë Serbi edhe sot sheh qëndrime inflamatore dhe gjuha të përdorur nga pozicione ekstreme. Shoh terma të ngjashëm nga politikanët që përshkruajnë situatën nganjëherë nën presion, por qartë ka gjëra që nuk janë ndihmëse. Dje bashkë më disa kolegë, kemi ndjekur ngjarje përkujtimore të oficerit të vrarë të Policisë së Kosovë, ai pa dhunë të pastër nga aktorë malin dhe ne si rrjedhojë ne si miq, sigurisht që duhet të jemi të sigurt”, ka thënë Rohde.