Hovenier: Kosova na premtoi që do të ndërtojë një shtet demokratik dhe multi-etnik

Prishtinë | 17 Sht 2024 | 17:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosovën e kanë njohur si të pavarur mbi premtimin që do të themelojë një shtet demokratik dhe gjithëpërfshirës, raporton Ekonomia Online.

Ai në ceremoninë e mbajtur për shënimin e 24 vjetorit të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), ka deklaruar se pozicioni i ShBA-së nuk ka ndryshuar dhe se “jemi të palëkundur të mbështesim qytetarët e Kosovës”.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Hovenier ritheksoi qëndrimin e Qeverisë së ShBA-së për Kosovën.

“E bëj sepse mendoj se është shumë e rëndësishme për të mos pasur keqkuptime apo keqinterpretime të qëndrimit të ShBA-së. Më 2008, ShBA e njohu Kosovën si shtet të pavarur e sovran. E bëmë këtë mbi bazën e përkushtimit të fuqishëm nga autoritetet e Kosovës në atë kohë që do të t’i implementojnë përkushtimet e bëra në Planin e Ahtisaarit për themelimin e një shtetit demokratik, multi-etnik dhe gjithëpërfshirës. Qëndrimi i ShBA-së nuk ka ndryshuar, është i palëkundur dhe nuk do të ndryshojë”, potencoi ambasadori amerikan,

“Kemi qenë pjesë e procesit për të krijuar një shtet solid, demokratik dhe multi-etnik. Përkushtimi ynë është i çeliktë”, ka thënë Hovenier.

Hovenier ka deklaruar se që nga fillimi i NDI-së, ShBA-ja ka mbështetur programe të ndryshme të Institutit, ndërsa e ka quajtur dëshmi tjetër të përkushtimit të shtetit të tij.

“ShBA ka një histori te gjatë të punës me NDI-në. Kemi mbështetur programe të ndryshme të Institutit që nga fillimi”, ka thënë Hovenier.

Ai ka theksuar se NDI ka ndihmuar në luftën për të drejtat e grave, duke çuar përpara legjislacione të rëndësishme për to.

“Ta themi shkurt, NDI ka kontribuar që demokracia në Kosovë të jetë me ekskluzive e më reprezentative”, ka thënë ai.

Të ngjashme