Hovenier për Holokaustin: Tmerre të tilla të mos lejohen të ndodhin më kurrë

Prishtinë | 27 Jan 2023 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, i ka kujtuar viktimat e ditëve të errëta të Luftës së Dytë Botërore.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka uruar që tmerre të tilla të mos lejohen të ndodhin më kurrë, njofton Klan Kosova.

“Ne nderojmë viktimat e Holokaustit duke u përpjekur drejt një shoqërie të drejtë ku të gjithë anëtarët respektohen dhe vlerësohen, dhe ku tmerre të tilla kujtohen dhe nuk lejohen të ndodhin më kurrë”.

Të ngjashme