Hovenier për lojërat olimpike: Mezi pres të bëj tifo për Kosovën, sigurisht edhe për ShBA-në

Prishtinë | 27 Kor 2024 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë një postim në profilin e tij në “X” për lojërat olimpike që po mbahen në Francë.

Hovenier tha se do të bëjë tifo për sportisët kosovarë dhe amerikanë.

“Mezi pres të bëj tifo për ekipin olimpik të Kosovës dhe sigurisht ekipit të SHBA. Ju uroj fat të gjithëve!”, ka shkruar Hovenier.

Të ngjashme