Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 18-vjetorin e vdekjes së tij.
Hovenier ka thënë se ajo që la pas Rugova është frymëzim në Kosovë dhe në mbarë botën.
“Trashëgimia e presidentit Rugova – ajo e një lideri që avokoi për rezistencë paqësore duke kërkuar të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët – është frymëzim këtu në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar ai.
Ambasadori ka bërë homazhe pranë varrit të tij bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.