Hovenier: Të punohet me ndërkombëtarët për parandalimin e korrupsionit, prokurorët e gjyqtarët ta kryejnë punën e tyre

Prishtinë | 07 Dhj 2022 | 15:08 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja FOL në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022” ka mbajtur diskutim me ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey M. Hovenier, raporton Ekonomia Online.

Hovenier tha se korrupsioni ka ndikim të madh në shoqëri duke bërë që zhvillimi ekonomik të ngadalësohet.

Prandaj sipas tij, duhet që të punohet me institucionet ndërkombëtare për parandalimin e korrupsionit.

Duke shtuar se do të mbështesin shoqërinë civile në parandalimin e kësaj dukurie, duke shtuar se qytetarët presin më shumë nga Qeveria në këtë drejtim.

Madje ai tha se edhe prokurorët e gjyqtarët duhet ta kryejnë punën e tyre.

“Kjo është java kundër korrupsionit dhe organizata në tërë botën e shënojnë këtë javë. Vitin e kaluar presidenti Biden nxori një memorandum për luftën kundër korrupsionit. Ai e ka quajtur korrupsionin pandemi tinëzare”.

“Korrupsioni nuk është veten kërcenim, por ka ndikim në shoqëri e ngadalëson ekonominë. Korrupsioni zvogëlon burimet publike e private. Ne mendojmë se është e rëndësishme të punohet me partnerë ndërkombëtar për parandalimin e korrupsionit. Ne e çmojmë krejt shoqërinë civile që punojnë për eliminimin e korrupsionit”.

“Ngritni zërin për luftën kundër korrupsionit. Ambasada e ShBA do të vazhdojë të mbështesë shoqërinë civile. Kosova nuk është e vetme që ka vënë korrupsionin si një listë të prioriteteve”.

“ShBA është krenare me rolin tonë në mbështetjen e këtyre institucioneve. Mendoj që duhet ta pranojmë që qytetarët presin më shumë nga qeveritë e tyre. Presim që gjyqtarët dhe prokurorët të kryejnë punët e tyre”.

Mexhide Demolli, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes “FOL”, tha se për të luftuar korrupsionin duhet vullnet i palëkundur ngase siç tha ajo ai është fenomen global.

“Jemi të vetëdijshëm se korrupsioni është fenomen global është një rrugë e pambarim që kërkon vullnet të palëkundur”. 

Lexo më shumë:

Të ngjashme