Jeff Hovenier, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka përshëndetur takimin dy krerëve të shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti të cilët të martën u takuan me sekretarin amerikan, Antony Blinken.
Sipas tij, kjo vizitë e reflekton partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Dje, Sekretari Blinken u takua me Presidentin e Kosovës, VjosaOsmani dhe kryeministrin, Albin Kurti, për të diskutuar për fushat kryesore të bashkëpunimit tonë të ngushtë. Vizita është një tjetër reflektim i partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan në Tëitter, të mërkurën.
Gjatë vizitës së Osmanit dhe Kurtit në SHBA është diskutuar edhe dialogu Kosovë-Serbi.
Pos këtij takimi, Kosova e ka nënshkruar në SHBA edhe një kontratë me vlerë 236 milionë eurosh për transformimin energjetik.
Yesterday, Secretary Blinken @SecBlinken met with Kosovo's President, @VjosaOsmaniPRKS, & PM, @albinkurti, to discuss key areas of our close cooperation. The visit is another reflection of the enduring partnership between the United States and Kosovo. 🇺🇸🇽🇰https://t.co/sUZeB3FAgy https://t.co/vvP8yGnrRp
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 27, 2022