Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffery Hovenier, e ka uruar popullin e Kosovës për ditën e pavarësisë, raporton teve1.info
Përmes një videomesazhi, Hovenier ka thënë se Amerika e ka mbështetur Kosovën që nga dita e parë e shpalljes së pavarësisë, derisa ka shtuar se kjo marrëdhënie mbetet e fortë edhe sot.
“ShBA-të janë krenare të mbështetjes sonë të hershme dhe të vazhdueshme për Kosovën dhe të partneritetit me Kosovën derisa ky vend i ri e merr endnin e saj të duhur të strukturat evropiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare.
Kemi qenë me ju prej fillimit dhe partneriteti jonë mbetet i fortë si guri. Përderisa shohim përpara, i çmojmë dhe i kuptojmë përpjekjet e Kosovës, për të ndërtuar të ardhme të begatshme, të qëndrueshëm dhe të sigurt. Ne jemi këtu për t’ju përkrahur dhe për të bashkëpunuar me ju. Do të vazhdojmë të thellojmë këtë partneritet sepse në thelb, marrëdhënia jonë ka të bëjë me vlerat tona të përbashkëta, të lirisë, demokracisë, pavarësisë dhe diversitetit. Prandaj sot derisa shënojmë këtë rast të paharrueshëm në emër të popullit amerikan, jam krenar që mund të ju shpreh urimet e përzemërta të SHBA-së”.
“Urime dita e pavarësisë Kosovë”, ka thënë Hovenier.
Hovenier ndër të tjera ka shkruar se 15 vjet më parë, më 17 shkurt 2008, Kosova e shpalli pavarësinë, derisa shtoi se vetëm një ditë më pas, më 18 shkurt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës zyrtarisht e njohën Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.
“Në atë rast, sekretarja e atëhershme e shtetit, Condoleezza Rice tha, “Vendosja diplomatike nëmes të dy vendeve tona do të vërtetoj lidhjet e posaçme të miqësisë që kanë bërë bashkë, popullin e Shteteve të Bashkuara dhe atë të Kosovës. Kosova ka pasur udhëtim të jashtëzakonshëm gjatë 15 viteve të shkuara. Gjatë kësaj dekade e gjysmë dhe më shumë, kam pasur privilegjin dhe nderin të jem dëshmitar i kësaj historie të pabesueshme. Personalisht e kam parë përparimin madh që populli i Kosovës e ka arritur gjatë 15 viteve të shkuara”, tha Hovenier.
Ai tha se ky është rezultati i punës së palodhshme dhe përkushtimit të popullit të Kosovës për të quar përpara sovranitetin, pavarësinë dhe demokracinë e vendit.
“ShBA-të janë krenare të mbështetjes sonë të hershme dhe të vazhdueshme për Kosovën dhe të partneritetit me Kosovën derisa ky vend i ri e merr vendin e saj të duhur të strukturat evropiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare”, tha Hovenier.
Happy Independence Day, Kosovo!
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 17, 2023
I’ve had the privilege & honor to be a part of our shared history, watching Kosovo make great strides over the past 15 years. The United States is proud of our early and enduring support for & partnership with the Kosovan people. #Kosovo15 pic.twitter.com/lwZK1gN16c