Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka reaguar pas vendimit të MSh-së, për futjen në karantinë deputetin Behgjet Pacolli.
Hoxha, ka pyetur se a do të futen në karantinë mjekët që sot kanë arritur në Kosovë.
Statusi i tij:
A do të karantinohen edhe serbet pasi qe sot arritën në Republikën e Kosovës?!
Përderisa Ministria e Shëndetësisë kërkoi që deputeti i Kuvendit të Kosovës z. Pacolli të karantinohet, a do të obligoj kjo Ministri edhe qytetaret serb që sot hyrën në Kosovë të futën në karantinë?
Edhe pse shumë automjete sot kanë hyrë nga Serbia në Kosovë ende nuk kemi ndonjë sqarim institucional në mënyrë qe ta kuptojmë se cili është qëllimi i këtyre serbëve qe e vizitojnë Kosovën në kohën e pandemisë.
Qeveria në ikje, respektivisht Ministria e shëndetësisë duhet të sqaroi disa çështje:
Me këto veprime tashmë nënkuptohet qe çështja e karantinës për qeverinë Kurti është bërë fontan e dëshirave dhe lojë politike, pasi qe vendimet po zbatohen sipas dëshirave të tyre.