Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka vizituar shkollën digjitale në Prishtinë, me ç’rast është takuar ne personelin dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Hoxha ka thënë se kjo shkollë mbetet model, pasi që ka arritur të tejkalojë edhe kufijtë e vendit, raporton EkonomiaOnline.
Sipas saj Kjo shkollë, është shembull se si digjitalizimi është argument i fuqishëm për zhvillimin individual por edhe më gjerë si profesion jetësor.
Ky është postimi i plotë o Hoxhës në llogarinë e saj në Facebook:
Me kënaqësi, kam vizituar shkollën digjitale në Prishtinë të cilën e udhëheq Hana dhe Darsej. Është mahnitëse të shohësh vizionin dhe të arriturat e kësaj shkolle që ka tejkaluar kufijtë e vendit. Është vlerë edhe motivimi i madh që përcjell nxënësit e saj. Kjo shkollë, është shembull se si digjitalizimi është argument i fuqishëm për zhvillimin individual por edhe më gjerë si profesion jetësor. Suksese!