Hoxha e PDK-së dhe Fejza e VV-së përfaqësojnë Kosovën në një takim të rëndësishme të Asamblesë së KiE-së

Prishtinë | 14 Qer 2024 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka bërë me dije se bashkë me deputeten e VV-së, Arjeta Fejza, kanë marrë pjesë në takimin e Rrjetit Parlamentar “Women Free from Violence” të Asamblesë së Këshillit të Evropës.

Ajo ka treguar se në këtë takim është folur mbi rolin e parlamentarëve në zbatimin dhe monitorimin e Konventës së Stambollit, të cilën Kosova e ka miratuar.

Në profilin e saj në “Facebook”, Hoxha ka shkruar se në takim është diskutuar edhe për sfidat e Kosovës.

“Në Riga të Letonisë bashkë me deputeten Arjeta Fejza ishim në takimin e Rrjetit Parlamentar “Women Free from Violence” të Asamblesë së Këshillit të Europës mbi rolin e parlamentarëve në zbatimin dhe monitorimin e Konventës së Stambollit. Patëm knaqsinë që në mesin e shumë shteteve që kanë ratifikuar Konventën e Stambollit edhe ne si Kosovë të flasim për rezultatet por edhe për sfidat që i kemi. Në këtë rrugëtim u bashkua dhe vet Letonia e cila tashmë e ka ratifikuar konventën duke u bërë vendi i 39-të si pjesë e saj. Me këtë rast prezente ishte edhe presidentja e GREVIO-s, Znj. Maria-Andriani Kostopoulou”, ka shkruar Hoxha.

Të ngjashme