Sejdi Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se ftesa e kryeministrit Kurti për takim me liderët e partive opozitare është “tentim i tij për ta arsyetuar heshtjen e tij nga takimi që ka mbajtur ne Bruksel” si dhe një arsyetim ndaj qytetareve, shoqërisë civile dhe mediave.
Tutje, përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka shkruar se këto tema Kurti duhet t’i flasë në Kuvend.
Postimi i plotë:
Ftesa e Kryeministrit Albin Kurti per takim me liderët e partive opozitare është tentim i tij për ta arsyetuar heshtjen e tij nga takimi qe ka mbajtur ne Bruksel, një takim i tille e ndihmon atë te arsyetohet para qytetareve, shoqërisë civile dhe mediave.
Sa ishte ne opozite vazhdimisht i bojkotonte ftesat për takime nga liderët institucional sado te rëndësishme qe ishin ato, me vjen mire qe tash e ka marr vesh që duhet të jemi bashke kur diskutohen çështjet e rëndësishme për vendin, a duhet të sillemi si ai? JO!.
Kësaj radhe për temat qe diskutoi ne Bruksel ai duhet te flas hapur ne Kuvend ku përfaqësohen te gjitha partitë politike.
Prandaj një takim i tille me liderët e partive politike ne këtë kohe është tentim për ta arsyetuar veten për heshtjen dyjavore, prandaj mendoi që është i parëndësishëm takimi.