Hoxha Husamedin Abazi ka thënë që shoqëria kosovare nuk duhet ta ligjësoj mundësinë e martesave të së njëjtës gjini.
Një veprim i tillë sipas imamit nga Prishtina nuk i bënë mirë vendit, e as kombit, meqenëse edhe numri i popullsisë, edhe ashtu është në rënie.
E martesat e tilla, nuk sjellin fryte për ta pasuar shoqërinë në vijim.
Imami, gjatë intervistës në Sytë 7, shpjegoi se homoseksualiteti nuk është diçka e lindur, sipas të gjitha religjioneve monoteiste, të cilat e kundërshtojnë një sjellje të tillë.
Madje, sipas tij, “gjeni gej” nuk ekziston as nga aspektet shkencore, sipas shumë studiuesve ndërkombëtar.
Por, një sjellje e tillë djemve apo vajzave, është e adaptuar me kohë, nga sjellja e prindërve apo shoqërisë, e që më pas e përçon.
Për ta ndaluar këtë sjellje, hoxha rekomandon edukim të mirëfilltë, e kujdes të shtuar, pa tentuar të ndikoj ose ofendoj personat që kanë këtë sjellje.
Ndërsa, nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët shpejt do ta kenë në seancë shqyrtimin e Projekt Kodit Civil, Husamedin Abazi, ka thënë se, deputetët i dinë punët e veta, por duhet të shihet që shoqëria kosovare është konservatore, dhe ligjvënësit duhet t’i kenë parasysh kërkesat e shumicës së popullsisë.