Ish-kryetari i Komunës së Drenasit dhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij të plotë për kandidatin e PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha ka bërë thirrje për unitet dhe ka theksuar se koha e ndasive dhe garave personale ka kaluar.
“Unë zgjedh unitetin. Zgjedh qytetarët, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Drenasin tonë. Sepse vetëm bashkë mund ta ndërtojmë”, tha ai.