Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Kadri Veseli është lideri me strategjik në vend.
Ai tutje ka shkruar se synimin i kryesor i çdo partie politike është të qëndroj në pushtet, por ai thotë se qëndrimi i PDK-së është të qëndrojë në opozitë për këtë mandat dhe të vazhdoj reformat në parti.
Postimi i plotë:
PDK është parti e shtetndërtimit, shpalljes së pavarësisë së Shtetit, ndërtimit të autostradave dhe shkollave moderne, njohjeve ndërkombëtare, ngritjes së mirëqenies sociale, por sigurisht që nga bashkëqeverisja me partitë e tjera na kanë përcjellë gabime për të cilat jemi duke reflektuar.
Deklarimi i Kryetarit Veseli më datën 6 Tetor ende pa u mbyllur kutitë e votimit që ne i pranojmë rezultatet e zgjedhjeve, respektojmë vullnetin e popullit dhe PDK shkon në opozitë, ishte deklarim strategjik dhe model për të gjithë, një deklarim i tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë nga asnjë lider apo parti politike në historinë politike të Kosovës.
Tani në rrethanat e reja të krijuara partitë e tjera politike kanë hequr shenjen (X) ndaj PDK-së dhe kanë filluar të dërgojnë oferta për bashkëqeverisje me PDK-në, mirëpo lideri i saj merr vendimin tjetër strategjik të radhës duke e mbajtur konsistencën e tij që ta respektoi vullnetin e popullit të dhënë në zgjedhjet e 6-të Tetorit dhe të mbetet në opozitë.
Çdo parti politike synim kryesor ka që të qëndroi në pushtet, por qëndrimi i PDK-së është qe të qendroi në opozitë për këtë mandat, vazhdimi i reformave në parti, dhënia e mundësive të reja për profesionist të fushave të ndryshme, të gjitha këto janë garancë e fortë që kjo parti do të jetë fituese e zgjedhjeve të radhës.