Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim themeluesin e Universitetit të Menaxhimit dhe Shkencës dhe grupit të Kolegjeve prestigjioze MSU të Malajzisë, dhe diskutoi për bashkëpunimin e ndërsjellë.
Ministrja kërkoi që përvojat në arsimin superior, të bëhen të qasshme për të rinjtë, duke konsideruar që edhe studentët tanë të marrin bursa falas për studime në Malajzi”.
Ja postimi i Ministres Hoxha në Facebook:
“Takimi me Prof. Dr. Mohd Shukri Ab Yajid, themelues i Universitetit të Menaxhimit dhe Shkencës dhe grupit të Kolegjeve prestigjioze MSU të Malajzisë, ishte rast të diskutojmë për arsimin e lartë, reformat si dhe bashkëpunimin në lëmin e këmbimit universitar dhe bursave për studentët tanë.
Profesori si themelues i universiteteve private, ka vendosur kritere të reja për cilësinë e arsimit privat malajzias përmes udhëheqjes së tij inovative dhe metodave të avansuara të mësimit bashkëkohor.
Kërkova nga miku im që përvojat e tyre në arsimin superior, të bëhen të qasshme për të rinjtë tanë, duke konsideruar që edhe studentët tanë të marrin bursa falas për studime në Malajzi. Kjo ndihmë nga Malajzia do të ishte përkrahje për të rinjtë tanë në sfidat e konkurrencës së dijes në nivel global.”