Hoxha: Konkurrenca na detyron të bëjmë më të mirën

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

“Konkurrenca është gjithmonë e mirë, na detyron të bëjmë më të mirën”, kështu është shprehur ish kryetari i degës së PDK-së në Drenas.

Postimi i plotë:

Me poshtë po i shkruaj disa prej arsyeve pse PDK duhet te jetë e hapur për te gjithë, madje edhe për kundërshtarët politik.

  1. Çdo njeri që ishte kundër PDK-së dhe sot vlerëson që veprimet e tij ishin të gabuara duhet të jetë i mirëseardhur në subjektin tonë politik, me punë dhe përkushtim fiton të drejtë për të bartur pozita institucionale.
  2. Ne edhe sot kemi bartës të institucioneve dhe udhëheqës politik të cilët dikur ishin kundër PDK-së, pra PDK gjithmonë ka hapur derën për kundërshtarët e saj politik.
  3. Në të njëjtën kohë ne duhet ti ruajmë vlerat tona intelektuale të shumta që kemi brenda partisë e jo ti humbim ata, e pastaj brenda një kohe të shkurtër t’i ri-kthejmë ndoshta edhe duke ofruar kompensim shtesë, sepse kjo pastaj irriton simpatizantët e vërtetet të Partisë.
    PDK asnjëherë nuk ka qen përjashtuese, por ka qen e hapur për të gjithë, unë besoi që e njëjtë do të jetë edhe sot sepse kjo është rruga përmes së cilës ngritet dhe fuqizohet Partia.

Të ngjashme