Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha ka thënë se sos mbështetja e ndryshimit te ligjeve në Kuvend sot dhe mos aprovimi i kësaj pako fiskale të propozuar nga kjo parti është lajm jo i mirë për qytetarët e vendit.
Ai ka thënë Qeveria në ikje ka qenë shumë neglizhente dhe e vonuar në marrjen e masave ekonomike.
“Deri më tani të gjitha vendet e BE-së kanë marr masat ekonomike në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve, Kosova është vendi me i vonuar në këtë drejtim. Qeveria me shumë vonesë ka përgatitur një pako fiskale emergjente e cila është më shumë e karakterit social, me këtë pako shumë biznese rrezikohen të falimentojnë, dhe mijëra njerëz rrezikojnë të mbeten pa vendet e tyre të punës. Edhe pse Qeveria në formë klandestine në mesnatë kishte aprovuar ligjin e buxhetit duke u thirrur në urgjencën e pandemisë, Ministrit të Financave dhe Kryeministrit nuk ju ra ndërmend që të parashikojnë mjete financiare në ligjin e buxhetit për tejkalimin e kësaj situate emergjente” ka shkruar ai në Facebook.
Ky është postimi i plotë i tij: