Hoxha kosovar i quan “bijtë të nëpërkave” BIK-un, e akuzon Naim Tërnaven për radikalizimin e të rinjve

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Pas reagimit të Bashkësisë Islame të Kosovës lidhur me sulmin terrorist në Vjenë të Austrisë, hoxhë Drilon Gashi i ka reaguar këtyre të fundit, duke i quajtur “bijë të nepërkave”, si dhe duke i akuzuar klerikët fetar për, siç thotë ai, mësime ekstremiste.

Hoxhë Gashi tutje e ka akuzuar BIK-un edhe për dështim e vjedhje të parave të qytetarëve të Kosovës që nga koha e themelimit të tyre, shkruan Gazeta Express.

“Çfarë kanë bërë këto bashkësi fetare tash e njëzet vjet pas lufte?! Çfarë i kanë shërbyer kësaj rinisë që është duke u dalë doresh dita ditës?! Asgjë, përpos vjeljes së popullit të shkretë dhe shpërlarjes së trurit me mite e legjenda.Do të turpëroheni me vehten tuaj se çka i bëtë këtij populli!”, thuhet në reagimin e Gashit.

Ai ka vazhduar tutje, duke e akuzuar bashkësinë fetare islame për parimet radikale të sektit fetar ‘sunnit’, sekt ky me të cilin prezantohet BIK-u.

“Parimi i tyre është: çdo synij, qoftë edhe nga Serbia, nga Pakistani, nga India apo nga Kina është vëlla imi, ndërsa çdo shqiptar që nuk është musliman apo musliman synit nuk është vëllai im. Ata besojnë gjithashtu se kushdo që nuk është musliman duhet të luftohet dhe vritet, siç përmendet prej themeluesit të këtij besimi -Muhamed ibën Abdulvahabit”, ka deklaruar Gashi.

Kritikat e tij pasojnë pas reagimit të BIK-ut kundër sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë përgjatë natës së mbrëmshme, ku mbetën të vrarë shtatë persona.

“Kush vret një njeri është sikur të ketë vrarë mbarë njerëzimin” .

Kurani

Sulmi i mbrëmë në Vjenë të Austrisë, është atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore. Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit .

Nuk duhet bërë asnjë kompromis me terrorin, sepse terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit. Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij.

Në këto momente, jemi pranë popullit e shtetit mik të Austrisë, bashkëndiejmë dhimbjen me familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë.

“Mysliman është ai njeri, nga dora dhe gjuha e të cilit njerëzit janë të sigurt”. Muhamedi a.s.”, thuhet në reagimin e bashkësisë fetare.

Të ngjashme