Aktivisti i organizatës joqeveritare ORCA, Dibran Hoxha, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklarimeve të ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili publikoi një grafik që tregon rritjen e depozitave bankare në Kosovë.
Hoxha e kritikoi ministrin duke thënë se rritja e depozitave nuk pasqyron mirëqenien e qytetarëve, por përqendrimin e kapitalit në duart e pak kompanive të mëdha.
Ai theksoi se shumica e familjeve në Kosovë përballen me çmime të larta, ku sipas tij rreth 60% e pagës shkon për produkte bazë dhe 30% për pagesën e energjisë elektrike.