Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate të Gjakovës, njëherësh kandidat për deputet i Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, i shoqëruar edhe nga kandidatët tjerë për deputetë: Erjona Rama, Voleta Dema, Luan Dinaj dhe Edmond Dushi, takuan banorët e fshatrave Orize, Korenicë dhe Devë, ku shpalosën programin e koalicionit Nisma-AKR-PD.
“Me banorët e këtyre fshatrave biseduam për kërkesat që ata kanë dhe të cilat presin zgjidhje nga Qeveria e ardhshme. U garantuam këtyre banorëve se si deputetë të ardhshëm do të jemi zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës, ku do të inicojmë projekte të ndryshme me kërkesat e tyre”, ka thënë Hoxha pas takimit.
“Duke votuar koalicionin tonë në zgjedhjet e 6 tetorit, banorët e këtyre fshatrave do ta ndjejnë dorën e shtetit në shumë projekte që janë jetike për ta. Banorët e fshatrave Orize, Korenicë dhe Devë konfirmuan përkrahjen për projektin ‘Bashkë për Shtetin’ dhe për kandidatin për kryeministër Fatmir Limaj”, ka deklaruar Hoxha.
Tubimin e radhës elektoral, kryetari Hoxha e ka vazhduar me banorët e fshatit Nivokaz.
“Në fshatin Nivokaz morëm mbështetje për Nismën Socialdemokrate për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit si një forcë politike me prosperitet për vendin. Edhe në Nivokaz pamë se fryma socialdemokrate po rritet. Si kandidatë për deputetë kërkuam mbështetje nga banorët e fshatit Nivokaz, dhe të cilët i siguruam se do të jemi krah tyre nëse marrim besimin e qytetarëve për në Kuvendin e Kosovës. Sot, si asnjëherë më parë Kosovës i duhet një Qeveri e drejtuar nga Fatmir Limaj. Prandaj, më 6 tetor Gjakova duhet ta vulosë fitoren e koalicionit Nisma-AKR-PD. Së bashku më 6 tetor ta bëjmë ndryshimin”, ka thënë Hoxha.