Kandidati për deputet i PDK-së, Sejdi Hoxha, tha se me platformën e rimëkëmbjes do të fuqizohet sektori privat si dhe do të rriten skemat sociale.
Hoxha këto deklarata i bëri para banorëve të fshatrave Negroc dhe Vuçak.
Tutje, postimi i tij i plotë:
Para banoreve të fshatrave Negroc dhe Vuçak prezantuam platformën e rimëkëmbjes e cila do ta fuqizoj sektorin privat, e cila platformë do ta ngritë pagën minimale nga 170-300 euro si dhe do t’i ngritë pensionet e pleqrisë, skemat sociale si dhe pensionet e kategorive të dala nga lufta si veteranet, invalidet dhe familjarëve të dëshmorëve.
Bashkë do ta rimëkëmbim shtetin!
PDK134
EnverHoxhaj1
SejdiHoxha35