Hoxha me vizitë zyrtare në ShBA, takon prokurorin McMahon

Prishtinë | 21 Tet 2023 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel, Gazmend Hoxha po qëndron për vizitë zyrtare në ShBA.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ai ka zhvilluar një takim me Prokurorin e Qarkut, McMahon.

“Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mori pjesë në konferencës e shefave të policive, realizoi edhe disa takime të rëndësishme, ndër to edhe takimin me Prokurorin e Qarkut z.McMahon”.

“Në këtë takim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të PK-së, imami Tahir Kukaj nga Qendra Kulturore Islame Shqiptare dhe Vanessa Limani nga zyra e senatorit Scarcella-Spanton”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme