Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Ditën botërore për eliminimin e dhunës ndaj grave, i është bashkuar shënimit të kësaj dite, me zotimin se nuk do të tolerohet asnjë lloj dhune ndaj grave.
“Një në tri gra ishin viktima të dhunës në botë! Kjo duhet të përfundojë”, ka shkruar Hoxha, në faqen e tij në Facebook.
“Bota nuk mund të jetë e lumtur, nëse gjysma e saj kërcënohet apo e përjeton dhunën.
Në Ditën botërore për eliminimin e dhunës ndaj grave?♀️, i bashkohemi shënimit të kësaj dite me zotimin se nuk do të tolerojmë asnjë lloj dhune ndaj grave”, ka theksuar ministrja e Integrimit Evropian.