Hoxha nga Mitrovica lajmërohet pas pesë muajsh luftë me Covid-19

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Hoxha nga Mitrovica Faruk Sinani, e ka fituar përballjen pesë mujore me COVID-19.

Sinani këtë e bëri të ditur nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha tani ndjehet më mirë duke shpresuar që kjo tek zoti të jetë pastrim, falje dhe ngritje.

“Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar, i cili pas çdo vështërsie sjell lehtësim për robërit e tij! Të dashur familjarë, miq, e shoqëri e gjerë,dua të ju njoftoj se pas plotë pesë muaj që kalova me ketë sprovë (COVID-19), si pasojë me janë dëmtuar mushkëritë,ku gjendja ime është përmirësuar dhe tani ndihem më mirë elhamdulilah, duke shpresuar tek Zoti që të jetë pastrim, falje dhe ngritje!”.

“Në pamundësi që të ju përgjigjem të gjithëve një nga një po ju falënderoj këtu të gjithë juve, qe aq shumë u interesuat për gjendjen time shendetësore,duke lutur Allahun që të ju shpërblej me të mirat e tij të pakufishme në dynja e Ahiret! Dhashtë Zoti te kthehem shëndosh e mirë,e te ju gjej në rehati e mirëqenie ,ku edhe do t’i shprehi mirënjohjet dhe falënderimet për te gjithë ata që me qëndruan afër në këtë rrugëtim,e sidomos nuk mundem pa e përmendur këtu vëllaun tim të shtrenjtë Fehmi Sinani qe nuk mu largua asnjë minut te vetëm,poashtu edhe bashkëshorten qe po më qendron afër dhe kujdeset për mua!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme