Hoxha për rastin e Klan Kosovës: Veprim i paprecedent që përbën akt autoritar

Prishtinë | 30 Kor 2023 | 12:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur edhe për vendimin e MINT për pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës.

Ajo tha se ky është veprim i paprecedent që përbën akt autoritar.

“Ky veprim i paprecedent, përbën një akt autoritar që ndodhë në një shoqëri demokratike, dhe shpërfaq zellin e madh që ka Albin Kurti dhe qeveria e tij kundër mediave dhe fjalës së lirë. Me këtë veprim, kryeministri Albin ia ka vënë një njollë të errët Republikës së Kosovës dhe rendit tonë demokratik, të cilin e kemi aspiruar dhe e duam në mesin tonë”, tha Hoxha.

Të ngjashme